Lajmet e fundit

Katy Perry nuk ka lëshuar ndonjë album që prej “Prism” në tetor të vitit 2013, por tani fansat po shpresojnë se këngëtarja po sjell diçka të re në fillim të vitit 2017, transmeton Klan Kosova.
Përmes rrjetit social Instagram, Katy postoi video në “Insta story” ku shihet në një studio në të cilët dëgjohet edhe muzika në sfond që duket të jetë e re.
Në anën tjetër, gjatë fundjavës, këngëtarja është parë duke kaluar kohë me të dashurin e saj Orlando Bloom dhe me disa miq të tjerë në Disneyland.