Lajmet e fundit

Katy Perry është duke u përballur ligjërisht me disa murgesha, për shkak se ajo ka blerë një pronë në Kaliforni nga kryepeshkopi Jose Gomez, në vlerë prej 14.5 milionë dollarë.
Murgeshat e "Immacultae Heart of Mary" pretendojnë se të drejtat për të shitur atë pronë e kanë vetëm ato dhe jo kryepeshkopi i cili ka marrë një shumë të majme nga këngëtarja.
Gjyqi mes dy palëve do të vendos se kush do ta fitojë çështjen, ndërkohë që këngëtarja i kishte shprehur disa javë më parë murgeshave dëshirën që ajo të jetonte aty me mamanë dhe gjyshen e saj, të meditone dhe të gjente veten.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se kush do të fitojë këtë betejë në lidhje me pronën.