Lajmet e fundit

Këngëtarja Katy Perry ua ka dedikuar këngën “Part Of Me” viktimave të sulmit terrorist të 22 Majit në Manchester Arena, si dhe gjithë qytetit të Manchesterit.
Gjatë pjesëmarrjes së saj në festivalin dy ditor të BBC, Radio 1’s Big Weekend, ajo performoi këngën emocionale në nderim të tyre.
“Ende mendoj që jemi ekstremisht të guximshëm. Jemi bashkë në këtë punë, apo jo? Ne ende do të vallëzojmë dhe sërish do të bëjmë muzikë. Kjo këngë shkon për Manchesterin. Shkon për të gjithë at njerëz që e dinë se çka nënkupton kur muzika prek komunitetin”, u tha ajo të pranishmëve.