Lajmet e fundit

Katy Perry doli në skenë gjatë një koncerti të veçantë të enjten në Londër, Angli.
Këngëtarja me të dalë në skenë, nderoi viktimat e sulmit në Mançester Arena, që humbën jetën 22 persona dhe rreth 100 të plagosur gjatë koncertit të Ariana Grande’s.
“Ishte e vështirë për ju, unë e di këtë, ishte e vështirë edhe për mua, sepse ne të gjithë e duam muzikën”, i tha Katy turmës, shkruan Billboard, transmeton Klan Kosova.
“Po dëgjojmë të njëjtën muzikë, dhe mendoni: “Ky është miku im, kjo është motra ime, është vëllai im, kushëriri im, ai është personi që e do muzikën”. “Është e tmerrshme, e tmerrshme, e tmerrshme”.
“Dhe çfarëdo që mund të bëni për të ndihmuar, bëni. Nëse nuk mund të bësh asgjë, ok. Por, ajo që duhet të bëni është që mos t’i lejoni që ata të fitojnë. Ata kurrë nuk mund ta marrin këtë pjesë nga ne, asnjëherë, asnjëherë”, tha ajo.