Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Katy Perry është shpallur si këngëtarja që ka fituar më së shumti të holla në vitin 2015.
Ky klasifikim është bërë nga revista Forbes ku Perry është e para me 135 milionë dollarë fitime e ndërsa në vendin e dytë janë rradhitur grupi i njohur “One Direction” me 130 milionë dollarë.
Radhitjen e 5 të parëve e përmbyllin Garth Brooks (90 milionë dollarë), Taylor Sëift (80 milionë dollarë) dhe The Eagles (73.5 milionë dollarë), transmeton Klan Kosova.
E veçanta e këtij klasifikimi është se Katy Perry e cila kryeson këtë listë, vitin e kaluar ishte në pozitën e 23-të ndërsa Beyonce e cila ishte në po të njëjtin vit e dyta me radhe ka mbetin jashtë 10 më të paguarve për këtë vit.