Lajmet e fundit

Katy Perry e ka lënë Taylor Swift dhe secilën këngëtare femër në pluhur, duke fituar 135 milionë dollarë këtë vit, transmeton Klan Kosova.
Revista Forbes e ka lëshuar “bombën”, duke raportuar se Katy ka fituar më shumë se dy milionë dollarë në çdo qytet gjatë turneut të saj botëror.
Me 126 koncerte, ajo e ka shtuar pasurinë në mënyrë të shpejt.
Në vend të dytë radhitet rivalja e saj Taylor Swift, me të ardhura prej 80 milionë dollarësh.