Lajmet e fundit

Katy Perry është klasifikuar si femra më e paguar e vitit duke lënë pas kolegen e saj, Taylor Swift.
Sipas një artikulli të revistës “Forbes”, këngëtarja 30-vjeçare ka fituar rreth 135 milionë dollarë në vitin e kaluar.
“Jam krenare për pozicionin tim si drejtuese e një kompanie”, ka thënë Perry, transmeton Klan Kosova.
Në vendin e dytë u rendit Taylor Swift me një shumë prej 80 milionë dollarë e cila vazhdimisht viteve të kaluara ishte e para.
Perry është bërë edhe fytyra e re e firmës së modës “Moschino”.