Lajmet e fundit

Besohet se kënga e re e Taylor Swift “Blood Bad” i është kushtuar raportit të saj me Katy Perryn. Është raportuar se këtë javë Perry mund t’i përgjigjet Taylor me një këngë të re me titull “1984”.
Dikur ishin mike të ngushta, kurse më vonë mes tyre ka pasur një zënkë. Mirëpo asnjëra nga këngëtaret nuk e ka konfirmuar e as nuk e kanë mohuar se kanë një konflikt mes vete, shkruan Digital Spy, transmeton Klan Kosova.
Nuk dihet ende nëse me të vërtetë kënga e re “Blood Bad” ka të bëjë me Katy Perry-n dhe asnjëherë nuk është zbuluar arsyeja që nxiti zënkë mes shoqeve.