Lajmet e fundit

Katy Perry zbulon se nuk ka folur me ish burrin e saj Russel Brand që prej martesës së tyre të dështuar.
Ylli 30 vjeçar i pop-it tani është në lidhje me John Mayer, ajo zbuloi për Daily Telegraph se ajo dhe ish burri i saj Russel nuk kishin folur fare që nga ndarja e tyre në vitin 2012.
Katy kishte diskutuar më parë për Vogue se ish burri i saj kishte kërkuar për një ndarje ligjore nëpërmjet një mesazhi me 31 dhjetor të vitit 2011.
Ish çifti i martuar kishte ndarë një jetë së bashku për më pak se dy vjet bashkë, ishin prindër të një mace me emrin Rusty, një kombinim i dy emrave të tyre, dhe madje edhe tatuazhet në krahët e tyre përputhen, transmeton Klan Kosova.
Dyshja kishte filluar lidhjen pas takimit në 2009 MTV Video Music Awards në muajin shtator.
Katy dhe Russell u martuan në tetor të 2010, në një ceremoni Hindu në Rajasthan.
Më 30 dhjetor 2011, Russell ka paraqitur kërkesë për divorc duke përmendur papajtueshmerinë në mes tyre.
Divorci i tyre u finalizua në korrik 2012.