Lajmet e fundit

Katy Perry dhe Orlando Bloom nuk janë ndarë.
Këtë e ka vërtetuar edhe fakti se ata të dy kanë kaluar së bashku Ditën e Falenderimeve duke mbyllur kështu të gjitha thashethemet se ata të dy nuk janë më në lidhje dashurie.
Madje, çifti duket se edhe është argëtuar me faktin se është përhapur kjo thashetheme duke postuar një video në Instagram duke thënë “Përshëndetje, internet”, transmeton Klan Kosova.
Mediat rozë kishin raportuar se Bloom dhe Perry janë ndarë, për shkak të orareve të ngjeshura dhe kohës së paktë që kalojnë pranë njëri tjetrit.
Këtë thashethem e kishte mbështetur edhe fakti se javën e kaluar, Bloom ishte parë me nënën dhe motrën e tij në Londër, ku nuk ishte edhe kënëgtarja Perry.
Se cila është e vërteta, do ta shohim ditëve në vijim!