Lajmet e fundit

Katy Perry dhe John Mayer kanë nxitur spekulime se ata janë përsëri së bashku, pasi janë parë teksa kanë mbajtur duart në dasmën e Allison William.
Çifti i cili u nda për herë të katërt në korrik, mendohet se janë rikthyer përsëri, transmeton Klan Kosova.
Një burim tha për People se çifti janë patjetër së bashku, edhe pse ata kanë arritur me aeroplane të veçanta.
Burimi shtoi: "John dhe Katy dukeshin të lumtur, ata mbajtën duart dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së dasmës.."
Një burim ka konfirmuar për Mirror Celebs se aktorja e “Girls” dhe Ricky janë martuar në një ceremoni private në një fermë në SHBA, të rrethuar nga miqtë dhe familja e ngushtë”.
Allison ka shpërndarë një fotografi në Instagramin e saj, ku shihet duke ecur së bashku me bashkëshortin, në vendin i cili mendohet të jetë ferma Bush Creek në Saratoga, Wyoming.