Lajmet e fundit

Katy Perry ka folur për ngjarjen e fundit tragjike që ndodhi në Las Vegas.
Këngëtarja 32-vjeçare foli gjatë koncertit të saj në natën e premte në Madison Square Garden në New York, transmeton Klan Kosova.
“Dëshira ime ka të bëjë me paqe. A nuk mendoni edhe ju?”, i tha Katy turmës para se të fillonte me performancat.
Ajo vazhdoi: “Kjo është njëra nga këngët e mija të preferuara (Part Of Me” – dua t’ju kushtoj këtë. Ju zgjodhët të kapërceni këtë frikë. Ju zgjodhët të hyni në komunitetin e muzikës dhe të jeni së bashku, dhe të frymëzoheni”.
“Kjo javë ka qenë e keqe. I gjithë ky vit ka qenë i keq. Ne jemi më të fortë se kaq. Askush do të marrë gëzimin tonë, apo jo? Ne jemi mbledhur sonte për këtë gjë”, përfundoi Katy.