Lajmet e fundit

Katy Perry e i dashuri i saj aktori Orlando Bloom, fillimin e lidhjes së tyre e kanë shijuar duke shëtitur nëpër shumë vende të botës.
Ndonëse, javën e kaluar është përfoluar për prishje të lidhjes së tyre sepse Orlando është fotografuar duke u ledhatuar me ish të dashurën e tij, Selena Gomez, kjo gjë nuk ngjau.
Tani më në fund Katy dhe Orlando e kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre edhe në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Katy dhe aktori i Lord of The Rings, e kanë postuar për herë të parë një fotografi të tyre së bashku në këtë rrjet social.
Por edhe fotografia nuk është siç jemi mësuar të shohim fotografitë e para të çifteve të reja.
Katy dhe Orlando kanë pozuar të shtrirë në shkallët e një hoteli në Kanë të veshur të dy me nga një mantel banjoje të bardhë.