Lajmet e fundit

Gjykata Speciale në aktakuzën e publikuar kundër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veç serbëve, romëve e ashkalinjëve - viktima të UÇK-së i cilësoi edhe besimtarët katolikë.
Kjo e habiti komandantin Pashkë Krasniqi, e ushtarët e tij të cilët këtë e quajnë propagandë të Serbisë.
Ushtarët kujtojnë qe përçarja mes popullit në Kosovë ishte qëllim i ushtrisë serbe, edhe kur të gjithë banorët po iknin për një vend të sigurt e për ti shpëtuar vdekjes, njofton Klan Kosova.
Ata shpesh i ndanin banorët në bazë religjionit, e i maltretonin vetëm që të këtë ndasi mes tyre.
Këta thonë se pretendimet e gjykatës speciale nuk janë të vërteta pasi katolikët luftuan krah UÇK-së kundër agresorit serb, më 1998.
Kujtojmë se edhe tash me ushtrinë e Kosovës udhëheq ministri Anton Quni, i cili është besimtar katolikë.