Lajmet e fundit

Katie Holmes ka shpërndarë një moment më ndryshe gjatë ditës përkujtimore të hënën.
Aktorja 36 vjeçare ka përdorur llogarinë e saj Instagram për të shpërndarë një foto të gjyshit të saj që ishte veteran.
Ylli i ''Ray Donovan'' ka ndarë një foto të vjetër e të afërmit të saj në ditën përkujtimore me mirënjohjen e saj për të gjithë ata që i shërbejnë vendit, transmeton Klan Kosova.
Katie ka bërë një mbishkrim ku tha : ‘’Një foto bardh e zi e gjyshit tim, ai i shërbeu vendit në luftën e dytë botërore, faleminderit të gjithë njerëzve të mëdhenjë dhe grave që i shërbyen vendit tonë...Gëzuar dita përkujtimore!’’
Ajo më parë hodhi poshtë lajmin në një artikull për US Weekly duke pretenduar se ajo i tha fituesit të çmimit Oscar Jamie Foxx, ''të dua''.
Katie nuk është në lidhje me askënd, dhe ka hedhur poshtë lajmin.
Bukuroshja zeshkane ka pretenduar se është e vetme për gati tri vjet që prej divorcit të saj me ish burrin Tom Cruise.