Katie Holmes dhe Jamie Fox i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gjashtë vjetësh së bashku.
Aktorja 40-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar kanë qenë njëri prej çifteve të Holliëoodit që kanë qëndruar larg qendrës së vëmendjes mediale dhe në këtë mënyrë edhe janë ndarë para se të niste vera.
Kjo u bë e ditur pasi fundjavën e kaluar Jamie u pa i kapur për duar me këngëtaren Sela Vave gjatë mbrëmjes në Los Angeles.
Mediat e huaja shkruajnë se Katie e kishte dëgjuar këtë dhe i kishte thënë miqve të saj se nuk i intereson ajo se çfarë Jamie bën, duke shtuar se është jeta e tij dhe se ata nuk kishin qenë së bashku për disa muaj.
Një burim tjetër thotë se çifti u nda gjatë muajit maj, disa javë pasi e bënë paraqitjen e tyre të parë së bashku gjatë pjesëmarrjes në Me Gala.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.