Lajmet e fundit

Katherine Webb dhe bashkëshorti i saj – futbollisti Aj McCArron janë bërë prindër për herë të parë, transmeton Klan Kosova.
Modelja 27 vjeçare solli në jetë fëmijën të martën, dhe AJ 25 vjeçar njoftoi për lajmin në llogarinë e tij në Twitter.
Çifti e pagëzuan djalin me emrin Tripp.
“Tani ne kemi një djalë të bukur në familjen tonë. Të duam Tripp”, shkroi AJ.
Modelja dhe futbollisti u martuan në korrik të vitit 2014 ndërsa për shtatzëni njoftuan në dhjetor të vitit të kaluar.