Lajmet e fundit

Katherine Heigl është bërë nënë për herë të tretë më 20 dhjetor.
Dy vajzave të saj i është shtuar edhe një vëlla që mban emrin Joshua Jr.
Heigl që është e martuar me muzikantin, Josh Kelley ka thënë se gjithmonë e ka ditur se do të ketë një familje të madhe.
“Ishte një surprizë, e dija se ne do të zgjeronim familjen tonë dhe unë doja vërtetë të kisha më shumë fëmijë, por thjesht nuk e dija se kur do të ndodhë kjo”, ka thënë aktorja për revistën PEOPLE, transmeton Klan Kosova.
Aktorja e ka quajtur veten një nga ata personat që mendon para se të veprojë diçka, planifikon gjithçka dhe nuk e ka asgjë rastësi.
Por duket se shtatzënia e saj, devijoi nga ky plan i jetës saj.
“Më duhet të jem e sinqertë, reagimi im i parë ishte “Oh”, por tani jam shumë e lumtur dhe rehat me këtë”.
Heigl në këtë intervistë ka thënë se nuk e ka menduar vetëm shtatzëninë si mundësi për tu bërë nënë, ajo e ka menduar gjithmonë edhe adoptimin si një opsion.
Ajo ka adoptuar dy vajza, Naleigh që tash është tetë vjeçare e që ishte adoptuar nga Korea Jugore dhe Adalaide që është katër vjeçare e që është adoptuar nga Lousiana në vitin 2012.
Aktorja 38 vjeçare ka thënë se adoptimin e ka parë si diçka krejt normale dhe shumë të bukur edhe për faktin se motra e saj më e madhe, Meg ishte adoptuar nga Korea, tri vjet para se ajo të lindte.