Lajmet e fundit

Të jenë katër motra në një familje nuk është diçka e pazakontë.
Por të jenë 4 motra, të bukura, të suksesshme dhe çdo ditë prezente në showbizin botëror nuk është e zakonshme.
Të katër motrat Kardashian, Kim, Kloe, Kylie dhe Kendall janë vajzat rreth të cilave titujt në mediat e shkruara online janë aktuale çdo ditë.
Motra e tyre Kloe, e bën të qartë që lidhja mes tyre është e fortë.
Ajo ka publikuar një fotografi, kolazh të të katër motrave në llogarinë e saj në instagram, ku secila duket më bukur se tjetra.
Gratë e familjes Kardashian njihen për format e tyre trupore të lakmueshme, por nuk kanë shumë fat në dashuri.
Kim u pat martuar, e martesa e saj me Kris Humphries zgjati vetëm 48. E edhe Khloe qëlloi i pafat në dashuri për shkak se u nda me burrin e saj Scot Disick, me të cilin ka dy fëmijë.
Por e pafat duket të jetë edhe vetë nëna e tyre. Kjo pasi me burrin e saj të parë, babin e Kim dhe Kloe ajo është ndarë, ndërsa i dyti e surprizoi me prirjet e tij transvestite. Bashkëshorti i saj i dytë Bruce Jenner është bërë femër, duke ndërruar kështu edhe emrin në Kaitlyn Jenner.
Edhe dy motrat e tyre të vogla patën lidhje e ndarje që bënë bujë mediatike.
Nëna e tyre Kris Jenner, ka thënë se i vije keq që vajzat e saja janë kaq të pa nafaka në dashuri.