Katër persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë - Memaliaj, ku ishin të përfshira tre vetura.
Siç raportojnë mediat shqiptare, ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave nga ky aksident, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Nga pamjet e publikuara nga ABC News shihet se veturat janë pothuajse të shkatërruar plotësisht, transmeton Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.