Lajmet e fundit

Një veturë tip BMW ka rënë në kanalin e hidrovorit në Velipojë, mëngjesin e sotëm në një aksident ku katër vetë humbën jetën.
Mësohet se viktimat janë dy shqiptarë dhe dy italianë, që kanë mbetur në vdekur nga përplasja.
Policia njoftoi se automjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin e Hidrovorit në Velipojë, shkruan Lapsi.al.
Viktimat janë një femër dhe tre meshkuj, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.