Katër persona nuk kanë arritur t'i bëjnë ballë virusit COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar edhe 368 raste të reja me këtë virus.
IKSHPK bën me dije se janë testuar 2 mijë e 843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 241 persona.
Njoftim nga IKSHPK:
241 TË SHËRUAR DHE 368 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.