Lajmet e fundit

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në Prugoc të Prishtinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automejte. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.