Lajmet e fundit

Gjatë ditës ka ndodhur edhe një aksident në fshatin Dollc, në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:15 mes dy veturave.
Si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.
Kështu për Klan Kosova ka thënë zëdhëmësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Po sot rreth orës 07:15, në Dollc ka ndodhur një vetaksident ku si pasojë një veturë është rrokullisur.
Në këtë aksident një person ka marrë lëndime të lehta trupore.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënësi i policisë rajonin e Pejës.
Klan Kosova mëson se vetura e rrokullisur i takon Doganës së Kosovës.