Lajmet e fundit

Është arrestuar në Prishtinë i dyshuari i katërt si i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës si dhe disa vepra të tjera, mashtrim, vjedhje, keqpërdorim i besimit.
Policia njofton se tre të dyshuarit tjerë janë arrestuar më 22 maj dhe ndaj tyre nga ana e Prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh , ndërkohë që i arrestuari i fundit ndodhet në qendrën e mbajtjes.
Bëhet e ditur se për këtë rast hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej.