Lajmet e fundit

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ferizaj ka arrestuar katër persona nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale "mundësim ose detyrim në prostitucionit” dhe "ofrim i lokalit për prostitucion”.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një kontrolli në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme, kontroll që u bë me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: R. B. (1966), G.Sh (1993), A.Sh (1983) dhe S.R (1960), transmeton Klan Kosova.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.