Lajmet e fundit
Në dy rajone të ndryshme të Kosovës, kontrollet e policisë kanë rezultuar me arrestim të katër personave për posedim narkotikësh, tre nga të cilët janë lënë në mbajtje, ndërsa njëri është liruar

Katër persona kanë përfunduar në pranga për posedim narkotikësh në dy rajone të ndryshme të Kosovës.
Në Frashër të Mitrovicës tre të dyshuar meshkuj janë arrestuar pasi u janë gjetur 5445 gramë marihuanë.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.
Ndërsa në Prishtinë është arrestuar një shtetas pasi gjatë kontrollit policor atij i janë gjetur 1.44 gramë të po të njëjtës substancë.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.