Lajmet e fundit

Policia e Kosovës gjatë një operacioni të realizuar në rajonin e Gjilanit e Ferizajt ka arrestuar katër të dyshuar për kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian.
Policia në një kumtesë për media thekson se “të dyshuarit, në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së për përfitime materiale të kundërligjshme.”
Sipas policisë, të dyshuarit në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.