Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me katër muaj burgim të akuzuarin K.B. për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas kësaj gjykate i dyshuari në vitin 2014 në mes të pronës së tij dhe pronës së I Bkishte mbështjellë në një qese najloni dhe kishte fshehur në një gyp të mbuluar me dhe, tri armë – predha dhe dy mbushje.
Pas identifikimit të këtyre armëve nga ana e dëshmitarëve B.B dhe A.P., të njëjtit kishin lajmëruar policinë, ndërkohë që ishte bërë lokalizimi i vendit të ngjarjes ku pastaj njësiti përkatës për deminim ka bërë deminimin e armëve.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.