Lajmet e fundit
Presidenti serb, pa pajtimin e qeverisë, i ka kërkuar Moskës të vejë veto në rezolutën për Srebrenicën, që pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit së shpejti. Kremlini ka pranuar, duke i vënë kushte të rënda Beogradit. Njëri nga ta është që Serbia, si kryesuese e radhës e OSBE-së, të marrë anën e Rusisë në lidhje me konfliktin e Ukrainës. Kosova nuk është futur në këto pazare.

Serbia mund të paguajë çmim të lartë në rast se i kërkon Rusisë të vejë veto në rezolutën e propozuar nga Britania e Madhe për gjenocidin e Srebrenicës.
Në rast se Moska lutet ta mbështesë Beogradin, atëherë Kremlini do të vejë kushte të rënda për qeverinë e Aleksandar Vuçiqit, shkruan Blici serb, përcjellë Klan Kosova.
Kosova nuk ka zënë vend fare në këto muhabete.
Kërkesa e parë e Moskës ka të bëjë me OSBE, kryesuese e radhës e së cilës është Serbia, të cilës do t'i kërkohet të mbajë anën e Rusisë, në temën e konfliktit të Ukrainës.
Kushti i dytë është që Beogradi të përfshihet, nëse jo edhe të udhëheq, nismën për heqjen e sanksioneve ndaj Kremslinit.
I treti ka të bëjë me kërkesën e rëndë të Moskës që Serbia të heq dorë nga çfarëdo afrie në NATO.
Kushti i katërtë është që investimet ruse në Serbi të trajtohen shumë më mirë se deri tashti.
Blic ka mësuar se presidenti Tomislav Nikoliq ka kërkuar ndihmën e Moskës, pa e pyetur fare qeverinë dhe shefin e saj, Vuçiq.
Përgjigjen ruse, me katër kushtet e lartpërmendura e ka dhënë njeriu i parë i Vladimir Putinit për Serbinë, Aleksandar Babakov, të premten e kaluar.