Lajmet e fundit

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë bërë katër kundërshtime për përzgjedhjen e kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorive Themelore, njofton Klan Kosova.
Procesi i ankesave do të mbahet me dyer të mbyllura.
Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e 126.
Bahri Hyseni, anëtar i KPK-së ka thënë se rregullorja për veprimtarinë e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në sekretariatin e KPK-së është hartuar me standarde të larta, njofton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se kjo rregullore ka për qëllim riorganizimin e punëtorëve dhe punëve në sekretariat. Ai pohon se sekretariati do të organizohet në tre departamente.
Kurse Blerim Isufaj – kryesues i Këshillit Prokurorial ka thënë se shuma që do të marrin stafi administrativ për punë shtesë dhe jashtë orarit është 100 euro, kurse një prokuror i Zyrës Ndërlidhëse për përgjimet do të paguhet me 25% nga rroga.
Krejt këto mjete janë caktuar për një staf të ri.