Lajmet e fundit

Sot nis edicioni i 18 i Panairit të Librit për të vijuar deri më 15 nëntor. “Saras” prezantohet me disa libra të rinj, të autorëve Veton Surroi, Kim Mehmeti, V. S. Naipaul, Martin Amis.
Edicioni i 18 i Panairit të Librit do të hapë siparin e tij nesër (11 nëntor) ora 09:00 në Pallatin e Kongreseve. Për katër ditë deri më 15 nëntor, shtëpitë botuese në hapësirat shqiptare do të prezantojnë botimet më të mira të tyre, duke i dhënë mundësi lexuesit të komunikojë gjatë me librin. Botimet “Saras” prezantohen në këtë panair me disa libra të rinj.
Për herë të parë “Saras” sjell në gjuhën shqipe një nga romancierët më të mirë të kohës, Martin Amis me romanin “Treni i natës”. V. S. Naipaul, fitues i çmimit “Nobel” në letërsi, prezantohet para lexuesit me librin e tij të dytë në shqip, përmbledhjen me ese “Shkrimtari dhe bota”.
Në politikat e saj për të mbështetur letërsinë shqipe, “Saras”, në këtë panair prezanton botimet e reja të dy shkrimtarëve më përfaqësues të letërsisë shqipe përtej kufijve, Kim Mehmeti dhe Veton Surroi.
Mehmeti prezantohet me romanin e ri “Shpërngulja e të vdekurve”, ndërsa Surroi me veprën e tij të plotë. Dy autorët, Mehmeti dhe Surroi, do të jenë të pranishëm gjatë panairit, për një takim me lexuesin mbi veprat që do të prezantojnë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/10/kater-dite-me-librin/