Katër burra të panjohur kanë futur në veturë një person dhe e kanë sulmuar fizikisht.
Rastin në polici e ka lajmëruar viktima i cili ka thënë se të dyshuarit e kanë detyruar me dhunë të hyjë në veturën e tyre, e sulmuan dhe më pas e kishin liruar.
Policia njofton përmes raportit se lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor.
"Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt", thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.