Sot u zhvillua xhiroja e radhës në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar.
Elbasani dhe Vllaznia barazuan 1:1, teksa Bylisi mposhti Partizanin,1:0.
Egnatia dhe Skenderbeu ndanë pikët pa gola, 0:0, teksa Laçi mposhti Dinamo Tiranën, 1:0.
Në anën tjetër, Tirana u mund nga Teuta me rezultat minimal 0:1.
Pas 35 javësh, Egnatia zë vendin e parë me 59 pikë, ndjekur nga Vllaznia që ka 56, teksa Dinamo Tirana me këtë humbje ngec në 55 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.