Lajmet e fundit

Aktorja Kate Winslet ka treguar se nuk e ka pasur shumë të lehtë periudhën e ndarjes nga Sam Mendes dhe Jim Threapleton.
“Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur në jetën time. Askush nuk e di se sa zgjati martesa ime e parë, askush nuk e di se sa zgjati e dyta. Dhe unë jam krenare që kam heshtur"
"Njoh mjaft njerëz që nuk janë në sytë e publikut dhe kanë kaluar disa martesa. Dhe unë ia dola, këto jane letrat që më dha jeta. Unë nuk e kisha planifikuar kështu. Dhe kjo nuk ka qënë e lehtë”, ka thënë ajo për Wall Street Journal Magazine, transmeton Klan Kosova.
Winslet është martuar me Ned Rocknroll në vitin 2012 ndërsa ka treguar edhe se nuk e konsideron veten të famshme ndërsa ka treguar edhe se Academy Award të saj e mban në tualet.
“Krejt qëllimi është që të gjithë mund ta marrin dhe të shkojnë. Unë gjithmonë mund ta shoh kur njerëzit e kanë marrë në dorë pasi ata qëndrojnë pak më gjatë në tualet pas shkarkimit të ujit. Është histerike” tha ajo.