Lajmet e fundit

Kate Upton po e shijon shtatzëninë!
Modelja 26 vjeçare e cila po e pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin 35 vjeçar Justin Verlander duket se është shumë e entuziazmuar për këtë moment në jetën e saj.
“Ajo po ndjehet mrekullueshëm”, ka thënë një burim i afërt me Upton për revistën People.
Upton e ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël në një postim në Instagram ku e veshur me kostum të kuq dhe bluzë të bardhë shfaq barkun e fryrë.
“Shtatzënë në Miami”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BlNqkO4nyhL/?hl=en&taken-by=kateuptonNë ndërkohë, bashkëshorti i Upton në një koment në këtë fotografi ka shprehur gëzimin dhe entuziazmin e tij për këtë moment.
“Do të jesh nëna më e mrekullueshme në botë. Mezi po pres ta nisë këtë rrugëtim të ri me ty. Ti je gruaja më e dashur, e ndjeshme dhe e fortë që e njoh. Jam shumë krenar që foshnja ynë do të rritet në këtë botë nga një grua sikur ti. Të dua shumë”, ka shkruar Verlander, transmeton Klan Kosova.
Upton dhe Verlander u martuan vitin e kaluar më 4 nëntor në një ceremoni shumë luksoze në Itali.
Në këtë ceremoni, modelja e Sports Illustrated Swimsuit, kishte zgjedhur një vello klasike me ngjyrë të bardhë dhe krahë të gjatë të markës së njohur Valentino.
Ndonëse në pjesën e festës, modelja e njohur kishte zgjedhur një veshje më seksi, një vello më të shkurtër që zbulonte format e saj trupore për çdo lakmi.
Qysh nga kurorëzimi i dashurisë së tyre, çifti që kanë nisur lidhjen e tyre në fillim të vitit 2014 kanë qenë shumë të lumtur.
“Jeta si të martuar ka qenë e mrekullueshme. Jam martuar me shoqen time të ngushtë dhe ne bëjmë çdo gjë që të kalojmë së më shumë kohë që është e mundur bashkë”.
“Sinqerisht, nuk mund të isha më i lumtur”, kishte thënë Verlander për revistën People në muajin mars.