Që nga vendimi i Harryt për t'u ndarë nga familja mbretërore, Kate ka frikë se nuk do të jetë më e afërt me kunatin e saj si më parë.
Vendimi i Meghan Markle dhe Princit Harry natyrisht që ka qenë i vështirë për Princin William dhe babanë e tyre, Princin Charles, por merreni me mend se çfarë?
Pavarësisht raporteve se Kate është ndie jashtëzakonisht e lënduar nga largimi i Meghanit dhe Harryt, asaj me të vërtetë po i mungon Harry dhe lidhja e mëparshme që e ka pasur para se të martohej ai.
Një raport i Us Weekly tregoi për ndjenjat e Kate prapa skenës dhe shpjegoi se Kate po ndjehet jashtëzakonisht e shqetësuar për marrëdhënien e saj të ngushtë me Harry - e cila tingëllon mjaft dramatike.
Kate ka qarë me lot për Harryn, jo vetëm për shkak të dramës që u shkaktua, por edhe për atë se ajo asnjëherë nuk do të mund të riparojë lidhjen që ka pasur me parë.
Harry më parë thoshte se Kate ishte sikur motra e madhe e tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.