Lajmet e fundit

Kjo është një mënyrë për ta bërë ish të dashurin tënd që ta kuptojë se po tregohet djalë i keq.
Aktorja Kate Hudson po punon fort në këtë drejtim, dhe nuk turpërohet aspak ta shfrytëzojë fizikun fantastik që t’ia arrijë qëllimit.
Një burim i aktores, ka thënë për revistën Us Weekly, se pasi i dashuri i 36 vjeçares Nick Jonas vendosi t’i japë fund lidhjes, ajo solli në publik armën e saj sekrete, transmeton Klan Kosova.
Po ky burim, ka thënë për revistën se Kate ka vendosur ta bëjë atë xheloz – Nick Jonas 23 vjeçar – duke i treguar botës se çfarë po humbet.
Ajo në nëntor kishte realizuar një fotografi, ku shihet tërësisht e zhveshur në vaskë, dhe imazhin e saj e ka publikuar dizajnerja Sophie Lopez.
Mesa duket fotografia e arriti qëllimin, për shkak se Kate dhe Nick u panë bashkë në fillim të këtij muaji në një ski resort.