Lajmet e fundit

Dy javë pas fotografive të publikuara në Taj Mahal, foto siç kishte bërë princesha Diana, Dukesha e Cambridge, Kate Middleton ka ndjekur hapat e Dianës, kështu duke pozuar për kopertinën e magazinës British Vogue.
Dukesha, mund të jetë ndër femrat më të fotografuara në botë, duke u analizuar për çdo detaj e veshje, mirëpo kjo është hera e parë që ajo paraqitet në një foto sesion për një magazinë, e cila doli në shitje këtë të enjte.
Kate është fotografuar në janar nga Josh Olins në Norfolk, Angli, ndërsa për stilin është përkujdesur drejtoresha për modë në British Vogue, Lucinda Chambers.