Lajmet e fundit

Kate Middleton dhe burri i saj Princ William, raportohet se janë në pritje të dy binjakëve.
Life & Style shkruan se në momentin kur ata e kuptuan se do të bëhen prindër edhe të dy fëmijëve çifti mbretëror kanë filluar të qajnë nga gëzimi, pasi që ata nuk po planifikonin një shtatëzani tjetër.
Kjo pasi ata u bënë prindër të vajzës Charlotte më pak se një vit më parë, transmeton Klan Kosova.
“Kate dhe William ishin totalisht të shokuar kur e kuptuan”.
“Ata nuk mund të flisnin në fillim për filluan të qeshnin e të qanin në të njëjtën kohë”.
“Zogjtë e dashuruar janë në prtije të binjakëve dhe Kate e Ëilliam nuk do të jenë vetëm prindër të katër fëmijëve por ata do ta bëjnë historinë”.
Middelton e Princi do të hynë në histori pasi që ka një kohë shumë të gjatë që kur familja mbretërore nuk kanë lindur fëmijë binjakë.
“Fëmijët do të jenë shumë unik pasi që asnjë nënë britanike e monarkisë që nga shekulli i XV-të nuk kanë lindur binjakë” ,shpreh një burim i Life&Style.