Lajmet e fundit

Aktorja Kate Hudson ka mbushur 38 vjet të mërkurën.
Ajo ka festuar këtë datë të rëndësishme për të me të dahsurin e saj të ri, Danny Fujikawa dhe miqtë e saj të ngushtë.
Aktorja është parë në Los Angeles duke dalë nga lokali ku kishte festuar ditëlindjen derisa në duar mbante një dhuratë të madhe.
Hudson dukej shumë e lumtur derisa pranë saj kishte të dashurin Fujikawa, transmeton Klan Kosova.
Të dy kanë qenë të pandahsëm qysh kur janë parë herën e parë së bashku më 19 Mars në Los Angeles.
Aty kishte filluar edhe të përflitej se të dy tashmë ishin një çift derisa më vonë ata ishin fotografuar e zënë nga paparacët edhe disa herë të tjera.
Por a pritet që të dy të martohen së shpejti?
“Kate thjesht po e shijon këtë moment. Nuk ka asgjë serioze për momentin”, ka thënë një burim i afërt me aktoren Hudson.