Lajmet e fundit

Kate Hudson ka dy djem nga dy lidhjet e kaluara, por duket se ajo mund të ketë edhe më shumë fëmijë.
“Do të doja të kem akoma fëmijë të tjerë. Nuk e kam përmbyllur këtë kapitull. Ta kisha një vajzë do të ishte shumë mirë”, ka thënë ajo në një intervistë për The Times.
“Do të shohim. Do të shohim se sa fëmijë do Danny të ketë”, ka avzhduar tutje aktorja.
Aktorja është në lidhje me muzikantin, Danny Fujikaëa tash e 15 muaj, transmeton Klan Kosova.
Hudson ka djalin Ryder (14) me ish-bashkëshortin, Chris Robinson dhe Bingham (6) me ish të fejuarin, Matt Bellamy.
“Nuk kam pasur jetë prej të rriture pa fëmijë. Shoqet e mia tek tani kanë filluar të kenë fëmijë dhe të jenë shtatzënë. Megjithatë, çfarëdo që kam përjetuar deri tani ka qenë fantastike”, ka thënë aktorja 38 vjeçare.
Hudson është e bija e aktores së njohur, Goldie Haën, me të cilën pa dyshim se shpesh krahasohet.
“Nuk më pengon kjo pjesë. Ajo është nëna ime, vendi ku unë gjithmonë gjej prehje. Asgjë që njerëzit mund të thonë nuk më bën që të ndjehem se po nënvlerësohet puna, dashuria dhe pasioni që unë kam për punën që bëj. Të më krahasojnë me nënën është nder i madh”.
“Nuk ndihem se jam nën hijen e suksesit të prindërve të mi. Jam me fat”, ka përfunduar aktorja.