Surprizë! Duka dhe Dukesha e Kembrixhit (Kate Middleton dhe Princi William) kanë hapur një kanal në Youtube dhe videoja e tyre e parë përmban disa shaka!
Çifti mbretëror e postoi videon në të gjitha llogaritë e tyre sociale, duke i drejtuar fansat në faqen e tyre të re zyrtare në Youtube për t’u abonuar.
“Më mirë vonë se kurrë – ne tani jemi në Youtube”, njoftoi çifti.
Videoja në fjalë hapet me çiftin mbretëror të ulur para një aparati fotografik. Princi William pastaj kthehet kah gruaja dhe i thotë: “Do të të duhet të jesh e kujdesshme se çfarë do të thuash tani, sepse këta njerëz po të filmojnë”, për çka dukesha Kate qeshi dhe tha: “E di!”.
Përmbajtja e videos ka të bëjë me pamje nga turnetë dhe paraqitjet mbretërore të kaluara.
https://www.youtube.com/watch?v=Ie3w5uvj-Eo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.