Lajmet e fundit

Kate del Castillo tani po kërkohet për t’u marrë në pyetje nga qeveria meksikane, dhe siç ka mësuar TMZ, rasti përfshin pijen Tequilla dhe dyshimin e shpërlarjes së parave, transmeton Klan Kosova.
Aktorja e cila e intervistoi El Chapo-n kur ai ishte në arrati, është investitore në Tequila Honor, dhe burimet e afërta thonë se qeveria kërkon të dijë nëse El Chapo në mënyrë sekrete investoi në kompaninë e saj dhe nëse paratë e investuara ishin të shpërlara.
Qeveria do që ta marrë në pyetje Kate, dhe nëse ajo kthehet në Meksikë ata mund ta ndalojnë atë për këtë qëllim.
Burimet afër saj thonë se Kate edhe pse do të donte të rikthehej në Meksikë për ta vizituar familjen e saj, ajo nuk do të kthehet deri sa hetimi të mbyllet. Kate jeton në Los Angeles.
Po ashtu burimet afër saj shtojnë se ajo nuk ka pasur asnjë përfshirje financiare me El Chapo-n, dhe nëse qeveria bën hetim të hollësishëm nuk do të gjejnë asgjë.