Lajmet e fundit

Kate Beckinsale dhe Matt Rife duket se po e shijojnë lidhjen e tyre.
Aktorja 43 vjeçare dhe aktori i ri 21 vjeçar janë parë së bashku në Kaliforni ku dukej se tashmë nuk po e fshihnin dashurinë e tyre.
Të dy janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin para se të futeshin për të parë së bashku një film. Sipas disa personave të afërt me çiftin, pas filmit, Rife e ka dërguar Beckinsale në shtëpi, transmeton Klan Kosova.
“Kate ishte shumë e lumtur, dukej shumë e dhënë pas Matt. Ajo vazhdimisht e ledhatontë atë, dhe ishte Kate po ajo që e puthte atë vazhdimisht, por të dy dukeshin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit”, ka thënë një dëshmitar.
Derisa burime pranë çiftit kanë thënë se të dy janë shumë të lumtur që lidhja e tyre e dashurisë tashmë është publike dhe se ata nuk kanë nevojë të fshihen më.
“Kate dhe Matt janë duke e shijuar këtë lidhje. Ata nuk e kanë problem çështjen e dallimit të madh në moshë. Matt është shumë i pjekur, krahas moshës që ka ai, dhe lidhja mes tyre duket serioze”, ka thënë ky burim për ET.
Kate Beckinsale