Lajmet e fundit

Arabia Saudite dhe tre shtetet tjera arabe i kanë vënë afatin e fundit Katarit për të pranuar listën e kërkesave që ata kanë vënë apo rrezikon të përballet me sanksione të tjera pas 48 orëve.
Afati fillestar për Katarin që të pajtohet me 13 kërkesa, përfshirë mbylljen e rrjetit të lajmeve Al Jazeera, që ka skaduar të dielën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shtetet e Gjirit kanë thënë se do ta parashtrojnë përgjigjen formale në një letër që do të ia dërgojnë Kuvajtit të hënën.
Katari ka mohuar akuzat që i janë bërë nga fqinjët se financon terrorizmin.
Ministri i Jashtëm i Kuvajtit të hënën në mëngjes do të dërgojë letrën e emirit të Katarit për emirin e Kuvajtit që është ndërmjetësi kryesor për krizën në Gji.
Katari ka qenë nën sanksione të paprecedentë diplomatike dhe ekonomike me javë të tëra nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini.