Lajmet e fundit

Qytetarët e Katalonisë janë duke hedhur votat e tyre në zgjedhjet regjionale që po monitorohen nga afër, të cilat janë thirrur nga qeveria qendrore në Spanjë, pas mbajtjes së një referendum për pavarësi të këtij regjioni.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë vendosur përballë partitë që dëshirojnë pavarësimin e Katalonisë, kundrejt atyre që kanë për qëllim të qëndrojnë si pjesë semi-autonome nën ombrellën e Spanjës.
Sipas të gjitha indikacioneve rezultati do të jetë i ngushtë.
E përditshmja spanjolle El Pais ka thënë që një milionë votuesit e pa përcaktuar mund të kenë fjalën e fundit në këto zgjedhje.