Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka bërë me dije se Kosova po vonohet shumë për formimin e ushtrisë së vet.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se këto vonesa shkaktojnë edhe humbje në aspektin e sigurisë. Kastrati ka ftuar institucionet e Kosovës që brenda këtij viti me anë të ligjit t’ia ndryshojnë mandatin FSK-së.
Sipas ish-komandantit të FSK-së, kjo duhet të ndodhë duke ua bërë të qartë partnerëve strategjikë se kjo është e vetmja rrugë për formimin e ushtrisë ngaqë përfaqësuesit e komunitetit serb vazhdimisht po deklarojnë se nuk do t’i votojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për këtë çështje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.