Lajmet e fundit

Prindërit tuaj kishin të drejtë – karotat me të vërtetë ndihmojnë në përmirësimin e shikimit tuaj.
Pigmentet që quhen karotenoide – që ua japin karotave, specave dhe spinaqit ngjyrën – mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes së syve apo humbjes së shikimit me moshë.
Njerëzit përgjatë shtimit të viteve fillojnë ta humbin shikimin dhe vizualitetin dhe kjo dukuri po shkon duke u rritur çdo herë e më shumë, kanë konstatuar hulumtuesit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ky studim është publikuar në Lancet Global Health, dhe konstatohet se deri në vitin 20120 rreth 196 milionë njerëz do të vuajnë nga humbja e shikimit.
Studimi që thotë se karotat ndihmojnë që të mos e humbni shikimin, është kryer nga Universiteti i Harvardit në Amerikë, dhe është rezultat i kërkimeve 25 vjeçare me ekzaminimin e 100,000 personave në periudha të ndryshme të jetës së tyre.
Sipas shkencëtarëve që e kanë realizuar këtë studim, thuhet se personat që kanë konsumuar nivele të larta të karotenoideve kishin 40% më pak rrezik nga zbehja e shikimit se sa ata që kishin përdorur më pak karota apo fare.