Lajmet e fundit

Portieri Loris Karius është i vendosur që të luftojë për pozicionin e portierit te Liverpool.
Karius e ka bërë këtë të ditur përmes një interviste për Transfermakrt, duke shprehur vullnetin që ta bëjë një gjë të tillë pasi t’i përfundojë periudha e huazimit te Besiktas.
“Mund të ec përpara në stërvitje te Liverpool-i. Si portier i dytë në Angli e di që mund t’i kesh gjasat e tua”, ka thënë karius.
“Aktualisht jam në klubin më të mirë në botë, luaj për tituj, secilën ditë jam i rrethuar me nivelin më të lartë në stërvitje. Jam shumë i vetëdijshëm që jam në një pozicion të mirë që të jem në Liverpool. I kam shumë kushtet e mira atje”.